Ndahet nga jeta në Turqi 15-vjeçarja pas apelit të familjarëve

15-vjeçarja Elona Kuburja ka ndërruar jetë në Turqi. Lajmin e hidhur e ka ndarë në rrjetet sociale, Arbër Hajdari.

15-vjeçarja u bë e njohur pas publikimit të lajmit se vuante nga një sëmundje e rrallë dhe se i kishin mbetur pak kohë jetë.

Pas apelit nga media dhe njerëz të shumtë, ajo u transportua në një spital në Turqi.

Mirëpo, pavarësisht mjekimit të specializuar, 15-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë. Për rastin e trishtë të Elonës, u angazhua edhe vetë kryeministri Edi Rama.

Share With:
Translate »
1112 Views