Ndahet nga jeta regjisori i njohur, babai i Ardit Roshit

Është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme regjisori Roland Roshi. Lajmin e bën të ditur Televizioni Shqiptar, sipas të cilit, regjisori është ndarë nga jeta sot pasdite në krye të detyrës, përpara një edicioni informativ në televizionin publik. Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, regjisori nuk ka arritur të mbijetojë.

Ikja e Roland Roshit, një zë brilant, regjisor, pedagog, aktor ka hidhëruar familjen, kolegët, por edhe publikun, pasi për vite të tëra ka qenë spiker lajmesh në RTSh në vitet ’80.

Roland Roshi ka lindur dhe është rritur në qytetin e Përmetit. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve, që sot njihet si Akademia e Arteve te Bukura.

Ka filluar pune për herë të parë në qytetin e Fierit, ne teatrin Bylis të qytetit të Fierit, ku është shquar për rolin e Avni Rustemit, tek Drama “Dy krisma në Paris”. Për shumë vite ka punuar si regjisor me Estradën dhe Teatrin e Fierit.

Më pas puna e tij ka vazhduar ne Radio Tirana dhe në Televizion si folës lajmesh dhe si regjisor spektaklesh dhe edicionesh informative.  Homazhet në nder të regjisorit Roland Roshi, do te mbahen nesër në orën 12:00. Në hollin e Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Share With:
Translate »
1111 Views