Ndarja nga Patrisi | Tuna flet me një mesazh të koduar
Prej disa javësh po përflitet se Patrisi dhe Tuna i kanë dhënë fund martesës. Thashethemet nisën kur këngëtarja hoqi mbiemrin e Patrisit nga Instagrami i të birit dhe nga Tian Patris Berisha, tashmë në bion e Instagramit të tij shkruhet Tian Sejdi, mbiemri i këngëtares.

Madje Tuna hoqi Patrisin edhe nga lista e personave që ndjek Tian në këtë rrjet social.

Ndërkohë Patrisi i ftuar në “Soiree” pak ditë më parë, kur u pyet nëse është single apo në një lidhje, la të kuptohet se është ndarë. “Ende nuk ka kurrëfarë lajmi për single apo i martuar. Me rëndësi shëndeti. Jam as i martuar, as single, tani jam në mes. Është complicated, në rrjedhje të lire”, tha Patrisi.

Tani Tuna merr sërish vëmendjen me një status të publikuar në Instastory ku duket si mesazh i koduar.

“E ngecur në një gjeneratë ku besnikëria është vetëm tatuazh, dashuria është thjesht një shprehje dhe gënjeshtra është e vërteta e re”, shkruan këngëtarja.

