Ndërkohë që Marina Vjollca e mban fshehur, i takon teze Luanës të na zbulojë të voglën Marget
Para disa javësh Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë. Moderatorja e njohur solli në jetë një vajzë, të cilën çifti e ka quajtur Marget. Sigurisht kjo është periudha më e bukur për çiftin, jeta e të cilit ka ndryshuar tërësisht.

Por shumë e bukur është kjo periudhë edhe për teze Luanën, e cila nuk mund të ishte më e lumtur se kaq që është bërë teze sërish. Gjatë kësaj kohe ajo ka ndarë emocionet dhe ndjesitë e saj shpesh me ndjekësit në Instagram duke treguar gjithë dashurinë për Marget.
Kështu ka bërë edhe së fundmi teksa ka publikuar një foto ku mban këmbën e të voglës. “Jetë!”- ka shkruar ajo krah fotos së ëmbël që flet më shumë se një mijë fjalë.