Ndërron jetë babai i Fildeze Hafizit, gjendet letra që ka lënë amanet
Babai i gjyqtares së ndjerë Fildeze Hafizi ka ndërruar jetë një ditë më parë. Pak orë para vdekjes ai kishte lënë një letër në të cilën shpreh shqetësimin se vrasësi i të bijës mund të lirohet. Letrën ai e ka adresuar për presidentin Ilir Meta, ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe ambasadorëve Donald Lu e Romana Vlahutin. Në letër babai Bynjamin Hafizi kërkon sensibilizimin e institucioneve dhe vetëm vendosjen e drejtësisë mbi këtë çështje.
