Ndërron jetë nga Covid babai i aktorit Gentian Zenelaj
Babai i aktorit të dashur Gentian Zenelaj ka humbur jetën pas një beteje të gjatë me koronavirusin. Lajmin e trishtë e ka bërë vetë me dije aktori i cili ka postuar një status në faqen në Facebook. Ai falenderon miqtë për ngushëllimet pas humbjes së babait Rexhep Zenelaj dhe njofton për ceremoninë e varrimit që do të bëhet në Shëngjin.
Gentian Zenelaj:
Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim Rexhep Zenelaj.pas një beteje të gjatë me Covid 19.ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju.Zoti ju Bekoftë. Varrimi zhvillohet nesër në orën 13 :00 në Shëngjin.