Ndërron jetë nga COVID tek Infektivi një grua shtatzënë, ndodhej në reanimacion prej dy ditësh
Ka humbur jetën si pasojë e Covidit, një grua shtatzënë në Spitalin Infektiv.
Sipas News 24, e reja nga Lezha ishte shtruar dy ditë më parë, ishte vendosur në kujdes intensiv dhe më pas ishte intubuar. Informacionet paraprake tregojnë se e ndjera ka shkuar në spital me rreth 90% të mushkërive të prekura nga infeksioni viral.
Ky nuk është rasti i parë. Një javë më parë u nda nga jeta menjëherë pas lindjes së foshnjes, një nënë e prekur nga Covidi.