Ndërron jetë një nga zërat e Scooby-Doo
Heather North, zëri i personazhit Daphne në serialin vizatimor Scooby-Doo, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.
North bashkëpunoi në këtë serial me Casey Kasem (Shaggy), Nicole Jaffe (Velma), Don Messick (Scooby-Doo) dhe Frank Welker (Fred).
Puna e saj e fundit që lidhet me Scooby-Doo ishte në vitin 2003, në filmin “Scooby-Doo And The Monster Of Mexico”.
Aktorja bjonde ka qenë edhe protagoniste e spektakleve televizive si “Love American Style”, “Adam-12” dhe “Days Of Our Lives”.
Heather North ka qenë edhe protagoniste filmash artistikë, siç mund të përmendim “Git!” të vitit 1965 dhe “I Love My Wife” të vitit 1970.
