Ndërron jetë vajza 9-vjeçare e ish-trajnerit të Barcelonës, Luis Enrique
Ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka dhënë një lajm të hidhur sot në mbrëmje. Vajza e tij 9- vjeçare, Xana ka ndërruar jetë pas një beteje 5- mujore me një tumor në kockë.

“Do na mungosh shumë, por do të kujtojmë çdo ditë të jetës sonë, me shpresën që do takohemi sërish në të ardhmen. Do jesh ylli që do drejtosh familjen tonë.”– thotë Enrique në dedikimin e tij prekës.
Ka qenë vetë Enrique i cili ka dhënë lajmin nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare të tij në ‘Twitter’.
