“Ndihem e vetmuar” Angelina Jolie rrëfen jetën si nënë single: Kam fëmijët por…

Ndonëse është një nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit, me gjashtë fëmijë dhe tre martesa nën brezin e saj, Angelina Jolie thotë se vuan nga“vetmija”.

Në një intervistë të re, aktorja zbuloi se po përpiqet ta jetojë jetën e vetme tetë vjet pas ndarjes së saj famëkeqe nga Brad Pitt. Anxhelinës i është dashur të kalojë kohë me gjashtë fëmijët e saj, shkruan “The Sun”.

Duke folur në një hotel luksoz në Londër të shtunën mbrëma, aktorja 49-vjeçare reflektoi mbi nevojën e saj për shoqëri përpara publikimit të filmit të saj të ri biografik, Maria.

E veshur me të zeza, Angelina dukej tërheqëse teksa foli për portretizimin e saj të mrekullueshëm të yllit të ndjerë të operës Maria Callas, i cili i dha asaj një nominim për Golden Globe javën e kaluar.

Ajo tregoi se ndjenja e “vetmisë” ishte tipari që ajo ndante më shumë me këngëtaren, e cila vdiq në vitin 1977.

“Kam fëmijët e mi që i dua, por si e rritur gjendem shpesh vetëm. E gjej veten duke u indentifikuar me vetminë,” u shpreh Angelina.

Share With:
Translate »
9 Views