“Ndihem në faj, nuk e kisha pritur…”/ Filmi me Luizin ndikon ‘negativisht’ tek Kiara Tito?

Sot në emisionin “Wake Up”, Kiara Tito ishte bashkemoderatore, duke ndarë me publikun detaje nga jeta e saj profesionale dhe personale. Ajo foli për projektin e ri filmik që po realizon së bashku me partnerin e saj, Luiz Ejllin, duke zbuluar sfidat dhe emocionet që po përjeton gjatë kësaj periudhe të ngarkuar pune.

Kiara tregoi se puna intensive për filmin e ri po e mban larg familjes, dhe sidomos nga vajza e saj, Luna.

“Ndihem në faj”/ Filmi me Luizin ndikon 'negativisht'

“Nuk takoj shpesh Lunën, ndihem shumë në faj,” rrëfeu ajo. Moderatorja shtoi se, pavarësisht ngarkesës së madhe, po përpiqet të balancojë karrierën me jetën personale, edhe pse shpesh ndjen mungesën e momenteve të përbashkëta me vajzën.

Filmi me Luizin duket se ka marrë shumë vëmendje që në fazën e parë të produksionit, dhe Kiara ka premtuar se do të zbulojë më shumë detaje për publikun në ditët në vijim. Ajo theksoi se projekti po i jep mundësinë të sfidojë vetveten në plane të ndryshme artistike.

Gjatë intervistës, Kiara u shpreh se përtej ekranit, roli i nënës mbetet gjithmonë prioritet për të, dhe se mallin për vajzën e saj e bën të ndjejë edhe më shumë përgjegjësi për të menaxhuar kohën dhe përkushtimin në projektet e saj.

Share With:
Translate »
100 Views