Ndihmë! Fëmija 2 javësh dhe 3 fëmijët e tjerë të familjes Stafa kanë nevojë për një çati dhe ushqim

Shtëpia e familjes Stafa në fshatin Yrshek të Tiranës është shkatërruar nga tërmeti i fuqishëm që shkundi Shqipërinë më 26 nëntor.

Çifti me 4 fëmijë kanë mbetur në mëshirë të fatit, në qiell të hapur.

Ata kanë hapur një çadër për të qëndruar, mirëpo jetesa në të është thuajse e pamundur.

Vetëm 2 javë më parë, familja Stafa u shtua me një anëtar të ri, i cili ashtu si fëmijët e tjerë, kërkon ushqim dhe një çati mbi kokë.

Familjes i nevojitet gjithçka jetësore si ushqim, rroba, batanije e ngrohëse, siç mund ta shihni në pamjet e siguruara nga “Iconstyle.al”.

Disa biznese kanë ofruar ndihma për familjen në nevojë, ushqime e veshmbathje që do t’i vijnë në ndihmë në këto momente të vështira.

Kryefamiljari i familjes, Fatmir Stafa, ka shtrirë dorën për ndihmë.

Çdokush që mundet t’i ofrojë ndihmë, lutemi të kontaktojë me të në numrin 069 949 04 61.

     

Share With:
Translate »
491 Views