“Ndiq zemrën”, Gili surprizon të birin për albumin e tij të parë

Redon Berani është një emër i ri në muzikë e sidomos atë rep, e cila është edhe rryma e zgjedhur prej tij. Por emri i nënës së tij është mjaft i njohur për të gjithë shqiptarët sepse bëhet fjalë për këngëtaren Gili. Teksa Redoni intervistohej në “Rudina” në Tv Klan mbi albumin e tij të ri “Notorious”, këngëtarja i dërgoi një mesazh të ëmbël të birit.

Gili: Përshëndetje Rudina! Përshëndetje stafi dhe të gjithë shikuesit e emisionit! Sott është Redoni mysafir, e përshëndes dhe i them “Redon, ndiqe rrugën e zemrës sepse ajo është rruga e suksesit”. Të duam shumë unë, babi dhe Roberti. Suksese!

Redon Berani: Më keni prekur. Është e vërtetë, është një fjali që gjithmonë ma ka thënë dhe sa të shkoj, do ta përqafoj.

Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Redoni ndodhet në Paris për të performuar në një koncert të organizuar nga ambasada e saj.

Share With:
Translate »
219 Views