Ndjekësit mendojnë se është shtatzënë, Loredana ju përgjigjet dyshimeve të tyre

Mozzik dhe Loredana po mendojnë që të zgjerojnë familjen e tyre dhe këtë gjë na e ka treguar reperja herë pas here me postimet në Instagram.

Më herët ajo ka publikuar një foto të këpucëve të vogla të Hanës, krahas së cilave ka shkruar:

“Dua një bebush të dytë”.

Ishte ky postimi që nxiti aludimet se së shpejti mund të kemi lajme të bukura nga ajo dhe Mozzik.

Por nuk mbaroi me kaq! Para pak ditësh Lori i ka bërë të gjithë të dyshojnë me postimet e fundit në InstaStory, teksa ka publikuar emojin e një familjeje me dy fëmijë.

Madje, ajo ndau gjithashtu një foto të Mozzik me Hanën, duke shprehur vlerësimin e madh për partnerin si baba i vajzës së tyre.

“Kjo më bën kaq të lumtur! Babai më i mirë”- shkruan Lori.

Së fundmi, reperja ka publikuar në Instagram disa foto ku ka pozuar me barkun jashtë, i cili duket pak i fryrë.

Kjo foto e Loredanës nxiti një lume komentesh nga ndjekësit të cilët dyshojnë se reperja është në një pritje të ëmbël.

Mesa duket Lori ka një përgjigje për të gjithë.

Një ndjekëse i ka komentuar një ‘emoji’ një grua shtatëzënë, duke e pyetur se a është i vërtetë apo jo lajmi I pritjes së ëmbël.

Reperja nuk ka ngurruar dhe i është përgjigjur: “hm”, teksa mendohet Lori u shton ndjekësve dhe më shumë dyshimet.

Të gjithë jemi gjithë sy e veshë për të mesuar të tjera detaje që formojë pazëllin e dyshimeve.

Share With:
Translate »
410 Views