Ndjekësit mendojnë se është shtatzënë, Nevina Shtylla ju përgjigjet publikisht dyshimeve të tyre

Është bërë e udhës tashmë që fansat të aludojnë për shtatzëni të personazheve të njohur, që në disa raste kanë rezultuar të vërteta, por në disa të tjerë jo. Së fundmi Nevina Shtylla është përballur me të njëjtën gjë nga një ndjekëse që e ka pyetur hapur nëse është në pritje të ëmbël.

Moderatorja ka publikuar në rrjete sociale një foto, në të cilën shfaqet veshur me një fustan të zi dhe sa herë që një fustan është i lirshëm në pjesën e poshtme gjithmonë barku duket si më i fryrë

Për këtë arsye dikush e ka pyetur Nevinën: “Oh, je shtatzënë?”.

Siç duket moderatorja nuk e ka pritur fare mirë një pyetje të tillë dhe ka vendosur të reagojë ashpër publikisht.

E keni seriozisht domethënë?! Ka dal në modë kjo pyetja a si?”, ka shkuar Nevina duke hedhur poshtë aludimet e ndjekësve dhe duke treguar se është mërzitur paksa nga këto fjalë.

Ndërkohë e ftuar para pak kohësh në emisionin “Wake Up”, Nevina tha se nuk do të japë më asnjë informacion në lidhje me jetën e saj private dhe se është penduar për gjithçka që ka thënë më herët.

Share With:
Translate »
385 Views