Ndjekësit të shqetësuar për shtatzëninë e saj, Genta Ismajli tregon ç’ka ndodhur me të

Genta Ismajli dhe partneri i saj turk, Usta, do të bëhen prindër jo të një, por të dy fëmijëve. Çifti konfirmoi shtatzëninë në tetor dhe bënë të ditur se binjakët do të vijnë në jetë në janar.

Por, pas një bujë të madhe që bëri muajin e fundit me foto dhe video të shtatzënisë, këngëtarja befas ka larguar të gjitha fotot nga Instagrami, duke ngjallur akoma më shumë kureshtjen e fansave të saj. Ndjekësit u shqetësuan për gjendjen shëndetësore të Gentës, ndaj ajo ka reaguar, për të treguar se çfarë ka ndodhur.

“Instagrami im është keqpërdorur dhe janë fshirë disa nga fotografitë e mia dhe shumë njerëz kanë marrë mesazhe nga më të ndryshmet”, tha këngëtarja, që i kërkoi falje të gjithëve.

Ndjekësit të shqetësuar për shtatzëninë e saj,

Pra, ajo është shëndoshë e mirë, e lumtur në pritje të vajzës e djalit të saj.

Share With:
Translate »
178 Views