Ndodh ngjarja e rrallë në Kosovë! Bebja lind me dy gjini…
Mjekët në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë janë hasur me një rast mjaft të veçantë. Një foshnjë ka lindur me dy gjini dhe kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë në Kosovë.
Sipas këtyre burimeve, foshnja aktualisht është në Klinikën e Neonatologjisë, ku po i bëhen ekzaminimet e nevojshme mjekësore.
“Foshnja ndodhet në Klinikën e Neonatologjisë në Prishtinë, ku po i bëhen ekzaminimet e detajuara mjekësore”, ka thënë një burim nga Klinika e Neonatologjisë.
Kjo ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmëndjen e të gjithëve dhe pritet të studiohet mirë para se të merret ndonjë vendim.
Në vendet e zhvilluara këto raste diagnostikohen dhe trajtohen me kohë, ndërsa në rajon mund të kalojnë katër apo pesë vite të moshës së fëmijës dhe pastaj të bëhet ndërhyrja kirurgjike.