Ndodh sërish, teze Luana na zbuloi pak nga e vogla Marget

Shtëpia e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit prej disa muajsh jehon nga të qarat dhe gugatjet e Margetës, vogëlushes së tyre që javës tjetër bën plot 3 muaj që ka ardhur në jetë. Sigurisht që kjo është periudha më e bukur për çiftin, jeta e të cilit ka ndryshuar tërësisht, por edhe për pjesën tjetër të familjes, sidomos për teze Luanën.

Gjatë kësaj kohe ajo ka ndarë emocionet e saj me ndjekësit në Instagram duke treguar gjithë dashurinë për Marget. Kështu ka bërë edhe së fundmi teksa ka publikuar një foto të Marinës teksa mban në krahë të voglën e saj. Ashtu si edhe në publikimet e mëparshme, moderatorja e njohur ka zgjedhur të mos e ekspozojë të bijën, duke ngjallur kësisoj kureshtjen e të gjithëve.

Deri më sot, si Marina edhe Getoari janë treguar dorështrënguar te kjo pjesë dhe na duhet të falënderojmë Luanën që ndan herë pas here copëza të saj. Shpresojmë që në të ardhmen të na zbulojë pak edhe nga portreti i më të voglës së familjes.

Share With:
Translate »
200 Views