Ndodhej në gjendje të rëndë, 1-vjeçari humb jetën nga Koronavirusi
Departamenti i Shëndetësisë në Georgia ka bërë të ditur se një foshnjë 1-vjeçare ka humbur jetën nga Koronavirusi, viktima më e re në vend.
Shefja e Shëndetit Publik të qarkut Cobb, Valeria Crow ka treguar për “CNN” se 1-vjeçari ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në Georgia janë raportuar mbi 900 raste pozitive te foshnjat nën moshën 1-vjeç, 58 të shtruar në spital dhe zero viktima. Po ashtu, 3.000 raste janë pozitive te fëmijët e moshave 1-4 vjeç, 62 të shtruar në spital dhe një viktimë.
Burimi: “CNN”