Ndryshe nga ç’ndodh zakonisht, Dojna Mema e ka zgjedhur që tani emrin e djalit dhe ai është…
Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë kthyer në një ndër çiftet më të pëlqyer të showbizz-it shqiptar. Dyshja e famshme, të cilët u martuan në muajin prill, do të bëhen së shpejti prindër të një djali. Së fundmi, në një intervistë për vëllezërit Veshaj, ata zbuluan shumë detaje nga marrëdhënia e tyre si dhe treguan para kamerave edhe emrat që kanë përzgjedhur deri tani për të voglin e tyre.
“Zahir” -tha Dojna, për të cilin më pas u shpreh se është emër me origjinë arabe. Ndërsa sugjerimi i Vlashentit ishte “Kiart” ose “Kjart”.
Duke folur për këshillat që i ka dhënë gjyshja për pritjen e ëmbël, Dojna tha: “U lumturuam shumë që ishte djalë sepse kishim një familje gocash. Gratë dominonin, sundonin dhe ishin të shumta në numër në familjen tonë. Kështu që erdhi ai (djali). Gjyshja, gjëja e parë që u kujdes ishte ushqimi dhe pastaj më ka siguruar se do më ndihmojë për çdo gjë.”