Në 2020, 30% e mësuesve ngelën në kualifikim

Gjatë dy viteve të fundit, rreth 40% e mësuesve që morën pjesë në provimin e kualifikimit ngelën. Më shqetësues ishte viti 2020, ku mbi 30% e mësuesve nuk morën as pikët minimale të testit.

Sipas ekspertëve, kjo ishte si pasojë e ndryshimit të metodologjisë së testit dhe hartimit të i tij, jo nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë por nga Agjencia Kombëtare e Provimit. Ndër vite, në provimin  e kualifikimit, kalueshmëria mesatarisht është 94%.

Sipas drejtueses së Drejtorisë së Kurrikualave dhe Kualifikimit pranë ASCAP, Dorina Rapti, mësuesit e rinj janë ata që kanë rezultatet më të dobta.

Ndërkohë që diferencë ka edhe profili i mësuesit dhe rrethet ku ata japin mësim. Arsimtarët që japin mësim në shkollat e thella të vendit kanë rezultate më të dobëta.

Pavarësisht se një mësues nuk e merr kualifikimin, atij nuk i cënohet vendi i punës, vijon të jetë pjesë e sistemit arsimor.

Numri i mësuesve që hyjnë në provimin e kualifikimit varion nga 3500- 4000 mësues çdo vit.

 

Share With:
Translate »
189 Views