Në 6 mujorin e të birit, Gjira kupton hallin më të madh të prindërve

Këngëtarja Gjira Kajtazi u bë nënë për herë të parë para disa muajsh me nje djalë. Ajo i vendosi vogëlushit emrin e veçantë Maël (tingëllon bukur, është melodik dhe i rrallë, do të thotë ‘princ’, Maël dhe nëna e tij- princesha Argjiro,siç ka treguar Gjira për ndjekësit).

Që nga momenti i ardhjes së tij në jetë, këngëtarja ka publikuar vazhdimisht foto të ndryshme me të. Ditën e sotme janë bërë 6 muaj që nga ardhja e tij në jetë dhe Gjira ka treguar se më në fund e ka kuptuar hallin më të madh të prindërve.

Ajo ka publikuar një foto të ëmbël me të birin në krah dhe ka shkruar: “6 muajsh sot…tani e kuptoj pse të gjithë prindërit janë: Të lutem mos u rrit kaq shpejt..wowww”. Pra siç duket Gjira po e ndjen nga dita në ditë se i biri po rritet me ‘hapa gjigantë’ dhe ajo do donte ta shijonte më shumë kështu si bebe.

Share With:
Translate »
438 Views