“Në 60 vite martesë, nuk bëri dot fëmijë”, nënë Sanija: Bashkëshorti më thonte…
Nënë Sanija e cila jeton e vetme në Tiranë tha se në 60 vite martesë nuk bëri dot kurrë fëmijë.
Në një rrëfim për “Real People” në Euronews, ajo u shpreh se kishte dëshirë që të kishte dy vajza e dy djem, por për fat të keq kjo dëshirë nuk iu realizua kurrë.
Më tej ajo tregoi se bashkëshortit i kishte thënë që të krijonte familjen e tij, por që ky i fundit nuk pranoi dhe zgjodhi të rri me nënë Sanijen deri në fund të jetës së tij.“S’kam pasur fëmijë. Ndenja nuse 7 vite e nuk pata fëmijë, dhe aty kuptova se nuk mund të kem fëmijë. Gocat i kam pasur shumë qejf. Kam pasur qejf të kem dy goca e dy çuna. Kam qenë shumë e lidhur me bashkëshortin. Ne nuk kishim fëmijë por më thoshte mos e torturo veten.
I donte shumë fëmijët por nuk ma përmendte asnjëherë fëmijë. I kam thënë që nëse do mund të ndërtosh familjen tënde. Më thoshte mos më thuaj një gjë të tillë. Thoshte e di vet. Nëse do Zoti na jep. Nuk ia lëshuam kurrë dorën njëri-tjetrit”- tha ajo.