Në 88-vjetorin e Ismail Kadaresë; e bija Besiana kthehet pas në kohë dhe ndan foton e rrallë familjare!
Gjeniu i letërsisë shqipe Ismail Kadare festoi këtë të diel, 88-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të shënuar vajza e tij, Besiana Kadare ka zgjedhur që të bëhet nostalgjike, duke u kthyer pas në kohë dhe ta urojë të atin me një foto familjare të realizuar shumë vite më parë.
“Gëzuar ditëlindjen babit, i cili mbush sot 88 vjeç”, ka shkruar ajo, teksa të shumta kanë qenë komentet nga miqtë, të afërmit dhe dashamirës të penës së Ismail Kadar
Në fakt duhet theksuar se gjatë gjithë ditës së djeshme të shumta ishin urimet në mediat dhe rrjetet sociale për shkrimtarin, nga politikanë, artistë, shkrimtarë dhe shumë figura të tjera publike.
Ismail Kadare është vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare (“Man Booker Prize”, “Princi i Asturias” etj.), si i përzgjedhur në radhët e shkrimtarëve botërisht të njohur, sikurse Gabriel Garcia Marquez, Günter Grass dhe Milan Kundera.
Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit”, nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit” dhe nga mbreti i Spanjës me çmimin “Princi i Asturias”.