Në bredhin e Krishtlindes së Enos sapo u vu stolia më e bukur, eko e së bijës
Moderatori i njohur dhë zëri i Top Channel, Eno Pop së shpejti do të bëhet baba i një vajze. Lajmin e ka bërë të ditur moderatorja Arbana Osmani, e cila pjesëmarrëse në “100 milionë” bashkë më Alban Dudushin, i dhuroi live Enos një biberon të vogël. Ky lajm erdhi në vigjilje të Krishtlindjes për publikun, dhe Eno i cili deri tani e kishte mbajtur të fshehtë, u ‘skuq’ kur kolegia i zbuloi këtë lajm. Kur nuk ka kaluar shumë kohë nga lajmi i bukur, Eno na surprizoi me ekon e të bijës të varur në pemën e Krishtlindjeve. Sigurisht që këto do të jenë më të bukurat për çiftin të cilët po e rrisin familjen e tyre, fiks siç i e do kjo festë familjen, të madhe dhe të lumtur. Nuk ka munguar komenti pikant i Sarës e cila duket se është lumturuar që shoqëisë së tyre do t’i shtohet një bebe vajzë, pasi deri tani numërohen 4 çuna: Martini dhe Gabrieli të Xhemit, Joni i Arbanës dhe sëfundmi London i Sarës dhe Ledionit. Sa Krishtlindje të bukura! /Kids’Time/