Në çfarë moshe mund të udhëtojnë fëmijët?

Sot, ndryshe nga disa vite më parë, mund të thuhet që jeta nuk është më një dimension njerëzor, por një dimension i mjeteve lëvizëse: makina, treni, avioni përdoren tashmë edhe nga fëmijët për të udhëtuar.

Fëmija mund të udhëtojë me makinë, tren ose me avion qysh në ditët e para të jetës, pa asnjë lloj kufizimi. Në fakt sa më të vegjël të jenë, aq më pak probleme do të kenë dhe më pak shqetësime sjellin. Për shembull, foshnjat në muajt e parë të jetës udhëtojnë me shumë dëshirë në makinë. Në përgjithësi e zë gjumi menjëherë dhe fle qetësisht për gjatë të gjithë udhëtimit, padyshim nëse bëhet fjalë për një rrugë që zgjat dy apo tri orë. Në të vërtetë, ne duhet të zgjedhim mjetin e transportit në raport me gjatësinë e rrugës. Kjo vlen mbi të gjitha për të sapolindurit dhe për foshnjat në dy apo tre muajt e parë të lindjes. Në këtë moshë, udhëtimi ideal nuk duhet të zgjasë më shumë se 3 apo 4 orë, kohë që përkon edhe me intervalin e ushqimit. Pra, kjo gjë është shumë e rëndësishme për arsye organizative dhe mbi të gjitha nëse fëmija nuk është duke u ushqyer me gji. Në rastin e ushqimit artificial, veçanërisht është i dobishëm qumështi jo pluhur, pra i lëngshëm. Duke qenë në këtë çështje është e rëndësishme të kujtojmë që në shumë vende anglosaksone qumështi administrohet në temperaturat e ambientit. Kështu, në raste të veçanta ai mund t’i jepet fëmijës edhe pa u ngrohur. Në çdo rast, për udhëtimet e gjata ju duhet të merrni me vete një sasi të duhur ushqimesh për fëmijë dhe ç’është më e rëndësishme, kur udhëtoni në pikun e verës në asnjë mënyrë nuk duhet të harroni lëngjet: ujin, çajin kamomil. Fëmija në dy-tri vitet e para në përgjithësi nuk vuan nga shqetësimet që sjell udhëtimi me makinë. Pas kësaj moshe, kjo gjë mund të manifestohet me zbehje, të vjella, djersitje të ftohtë, dhimbje koke. Janë të shumta rekomandimet për t’i parandaluar këto shqetësime. Shmangni udhëtimet, pasi fëmija, por edhe ju të keni ngrënë (prisni pak orë). Hani ushqime të thata dhe mbani një temperaturë të përshtatshme në kabinë. Një praktikë mjaft e mirë, por e vështirë për t’u respektuar, është që fëmija duhet të qëndrojë i ulur, për të mos lëvizur shumë. E dobishme është edhe këshilla që kur të niseni për të udhëtuar, fëmijës suaj mund t’i jepni ndonjë ilaç të posaçëm për këtë rast të rekomanduar nga mjeku. Makina është mjeti i transportit ideal për udhëtime nga 150 deri në 300 km me rekomandimin që të aplikoni të gjitha rregullat e parashikuara të sigurisë. Rreth e qark shihen akoma fëmijë të ulur në makinë pa asnjë lloj mbrojtjeje! Për udhëtimet e gjata janë të preferueshme treni dhe avioni. Treni është një mënyrë mjaft e mirë, sepse fëmija ka më shumë mundësi të lëvizë dhe të hutohet. Për më të vegjlit, sigurisht, vlejnë sugjerimet e përmendura më lart: ushqime, lëngje kur bën shumë vrap, panolina etj. Udhëtimi me avion është ideal për distancat e largëta. Foshnja në avion nuk do të ketë asnjë problem. Ajri i kondicionuar dhe temperatura konstante, krijojnë një ambient të kënaqshëm. I vetmi problem mund të jetë një dhimbje e vogël e veshëve që ndonjëherë mund të shkaktohet te fëmijët gjatë fazës kur avioni është në zbritje. Udhëtarët e mësuar me këtë lloj udhëtimi e dinë momentin kur avioni ulet, përpara se t’i jepet njoftimi, për shkak të disa britmave të vogla të fëmijëve që janë në bord. Kjo gjë zgjat vetëm pak minuta. Sapo avioni ulet në tokë fëmijët ndihen më mirë.

Share With:
Translate »
1103 Views