Në ditëlindjen e parë, Jonida Vokshi i bën Emit urimin më të ëmbël dhe na emocionoi të gjithë!
Një vit më parë jeta e prezantueses bukuroshe Jonida Vokshi dhe aktorit nga Kosova, Besnik Krapi, ndryshoi përgjithmonë me ardhjen në jetë të vajzës së tyre të cilën e pagëzuan me emrin Emi. Çifti i famshëm nuk mund të ishin më të lumtur kur u bënë prindër për herë të parë dhe po shijojnë tashmë një nga periudhat më të bukura të jetës. Në ditëlindjen e parë të Emit nuk mund të mungonte një urim i ndjerë i Jonidës në rrjete sociale. Moderatorja dhe aktorja ka ndarë disa foto të së voglës ku në fakt duket qartë që ajo po rritet dita ditës.
“Si sot para 1 viti në 12.04 të pashë fytyrën për herë të parë, të dëgjova zërin dhe të ndjeva aromën. Që nga ky sekond e përjetë jeton mama vetëm për ty Emushe! Zoti të bekoftë gjithë jetën për këtë lumturi të papërshkueshme që i ke dhënë mamit dhe babit”, shkruan prezantuesja e dashur për publikun shqiptar.
