Në ditën e lindjes, Justin i bëri Hailey-t urimin më “hot” dhe kemi bebe në horizont
Bashkëshortja e Justin Bieber, Hailey, ka ditëlindjen dhe në këtë ditë nuk mund të mungonte një urim special nga këngëtari.
![]()
“Gezuar ditëlindjen zemër! Je arsyeja që dua të bëhem njeri më i mirë. Mënyra si e jeton jetën është shumë tërheqëse. Ps. më tërheq në çdo aspekt. Sezonin tjetër fëmijët”, shkruan Justin.
![]()
Pra me këto fjalë, Justin tregon se paskemi bebe në horizonte dhe me shumë mundësi vitin tjetër ata do të bëhen prindër.
Ditën e sotme Hailey feston 23-vjetorin e lindjes dhe kjo është ditëlindja e parë si e martuar.
![]()
Ajo dhe Justin i thanë “Po” njëri-tjetrit në muajin shtator në një ceremoni shumë intime.