Në ditën e lindjes, Rona Nishliu na prezanton vogëlushen Noa
Kjo e diel ka qenë mjaft e veçantë për këngëtaren Rona Nishliu e cila kishte ditëlindjen.
Në 33-vjetorin e lindjes ajo ka publikuar një fotografi me vogëlushen e ardhur në jetë rreth një muaj e gjysmë më parë, teksa ndodhen para tortës.
“Ashtu siç më thatë dhe ju, kjo vërtetë ishte ditëlindja më e bukur deri sot! Të bekuar qofshi të gjithë ju dashamirë dhe faleminderit për kujdesin. Ditëlindja më e bukur e të gjithave, me vajzën time. Çika jeme”, shkruan Rona.
Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj, Flori, u bënë prindër për herë të parë, më 19 korrik, rreth një vit pas martese.
Vogëlushes i vunë emrin e veçantë Noa.
