Në ditën e saj të lindjes, Rudina Dembacaj prek me fjalët për të atin e ndjerë
Moderatorja dhe aktorja e njohur Rudina Dembacaj ka ditëlindjen. Sot, në ditën e saj të veçantë, ajo e ndjen më shumë se kurrë mungesën e të atit. Ai u nda nga jeta një vit më parë, duke lënë një boshllëk të madh te familjarët.

Rudina ka publikuar në rrjete sociale një foto pranë tij, duke i prekur të gjithë me fjalët më të ndjera.

“Ba, boshllekun qe le ti, nuk e mbush dot asgje! Gezuar atje ne qiell! Me mungon ne çmenduri”, ka shkruar ajo.



