Në ditën e tyre të lindjes, Gisele Bundchen na prezanton me binjaken e saj

Supermodelja e njohur Gisele Bündchen ka festuar ditëlindjen e 44-të së bashku me motrën e saj binjake Patricia që rrallëherë shihen në shoqërinë e njëra-tjetrës në publik. Ylli brazilian ndau fotografi nga takimi gjatë fundjavës, ku shfaqen dy motrat me nga një tortë secila.

“Jam mirënjohëse që po festoj edhe një vit rreth diellit me super motrën time. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe urimet e ditëlindjes”, ka shkruar Bündchen në postimin emocionues në Instagram.

“Ndihem e bekuar që jam e rrethuar nga kaq shumë dashuri. Duke pritur me padurim atë që është përpara.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gisele Bündchen (@gisele)

Share With:
Translate »
54 Views