“Në ëndrrat e mia janë katër fëmijë”: Einxhel Shkira flet për familjen dhe planet për dasmë

Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira ishte e ftuar sot në emisionin “Wake Up,” ku ndau detaje të reja për jetën e saj familjare dhe planet për të ardhmen.

Gjatë intervistës, Einxhel foli për bashkëshortin e saj, Dj Dagz, dhe ndikimin që ai ka tek miqtë e tij pasi është bërë baba.

“Personi që u thotë më shumë njerëzve që të bëjnë fëmijë, pasi ka bërë vetë fëmijë, është Dagzi. Ai i inspiron njerëzit dhe më këdo që ulet u thotë ‘bëje, bëje’. Të gjithë shokët i ka inspiruar të bëhen baballarë,” tha moderatorja.

E pyetur për planet e dasmës, Einxhel u shpreh me humor se Dagzi ka vendosur të zgjasë momentin e martesës. “Bashkëshorti im ka vendosur që të bëjë dhe fëmijë të tjerë dhe pastaj të bëjë dasmën. Ose është thjesht një justifikim i Dagzit për t’a shtyrë dasmën,” tha ajo.

Gjithashtu, Einxhel zbuloi se planifikojnë të kenë edhe një fëmijë tjetër, për të mos e lënë djalin e tyre Trevin të vetëm. Einxhel ndau se gjithmonë ka ëndërruar të ketë një familje të madhe, duke përmendur dëshirën për katër fëmijë.

“Në planet tona është edhe një fëmijë tjetër, sa të na japë Zoti, por që ne do mundohemi të bëjmë dhe një tjetër që të mos lëmë Trevin vetëm. Në ëndrrat e mia kanë qenë katër fëmijë”.

Einxhel dhe Dagz u njohën gjatë edicionit të parë të “Big Brother VIP,” ku nisën lidhjen e tyre që vazhdoi edhe jashtë shtëpisë së famshme, dhe tani janë prindër të një djali të vogël, Trev.

Share With:
Translate »
59 Views