Në famijen Obama vajzave nuk u thotë askush: Boboo sa shumë flet, na lodhe kokën
Një gjë është e sigurt, në familjen e ish-presidentit të SHBA-së, vajzat kanë një rol të rëndësishëm. Michelle ka qenë ajo që zbuloi detajet në intervistën e fundit për “Good Morning America”.
“Kur ulemi në tavolinë të gjithë, unë dhe bashkëshorti as nuk na del koha të flasim, por kjo gjë na pëlqen. Duam t’i dëgjojmë vajzat tona dhe mendimet e tyre. Ato duhet të dinë se ajo ç’ka janë në këtë moment mjafton. Dhe duhet të ngrejnë zërin e të mbrojnë mendimet e tyre”, rrëfeu Michelle.
Sasha dhe Malia kanë gjetur mënyrë për t’u dëgjuar dhe ky është një detaj shumë i rëndësishëm për mirëqenien e tyre.