Në familjen e Jonida Vokshit punohet vendçe, Besniku realizon plakun e dëborës më “cool” në Prishtinë (VIDEO)

Prej disa ditësh Prishtina është mbështjellë nga manteli i dritave vezulluese, të cilat duket sikur përqafojnë çdo rrugë e shesh të saj. Fasadat e ndriçuara të dyqaneve e qendrave tregtare dhe zbukurimet shumëngjyrëshe plotësohen në mënyrë harmonike nga manteli i dëborës që ka zbardhur se fundmi kryeqytetin kosovar. Fëmijët janë ata që i gëzohen më së shumti kësaj atmosfere, aq më tepër kur babi ose mami u bëjnë plakun e dëborës.

Në familjen Vokshi- Krapi këtë “mision” e ka marrë përsipër Besniku. Moderatorja e njohur Jonida Vokshi ndarë në rrjetet e saj sociale momentet artistike të të shoqit, i cili ka përgatitur një plak dëbore pak të çuditshëm që në vend të shallit apo kapelës, mban një fshesë mbi krye. Por, pavarësisht formës Emi e ka shijuar dhuratën e tij. Vajza e parë e çiftit duket e ekzaltuar teksa ndjek nga dritarja se ç’bën i ati.

E po ndonjëherë rëndësi ka pjesëmarrja, apo jo!

Share With:
Translate »
223 Views