Në fillim mësova se isha shtatzënë, pastaj mësova se kisha kancer në gji

*Jade Devis, 36 vjeçe, u diagnostikua me kancer të gjirit në tremujorin e parë të shtatzënisë. Ajo tregon sesi mësoi lajmin shkatërrues dhe pse mendon se gëzimi i të pasurit një fëmijë ndihmoi për t’i shpëtuar jetën asaj.

Shkova te mjeku se ndjeva një gungë gjoksin tim të majtë dhe kur e prekja më jepte dhimbje. Diagnoza ime: kancer i gjirit trefish negativ i fazës II, që mund të ishte më i vështiri dhe agresivi për t’u trajtuar sesa format e tjera të kancerit të gjitar. (Kanceri trefish negativ i gjirit nuk i përgjigjet disa trajtimeve të zakonshme të kancerit të gjirit, siç është terapia hormonale.)

Mendimi im i parë: Kjo është gjëja më e keqe që mund të ndodhë në kohën më të bukur të jetës sime. Isha qenë shtatzënë për herë të parë, në tremujorin e parë, kur u diagnostikova me kancer të gjirit. Ishte kaq konfuze të ishe aq shumë e lumtur dhe aq shumë e trishtuar në të njëjtën kohë.

Bëra një ndërhyrje për të hequr gjëndrën dhe mendova se shpëtova unë dhe foshnja. Por një muaj më vonë më thanë që do të më duhej të kaloja kimioterapinë me fëmijën tim ende në bark. U tmerrova.

Doktori më shpjegoi se kimioterapia ishte e nevojshme për të luftuar kancerin. Rrezatimi – një nga trajtimet potencialisht të efektshme për kancerin e trefishtë negativ të gjirit – në përgjithësi nuk është i këshillueshëm në asnjë moment të një shtatzënie, por një grua shtatzënë mund t’i nënshtrohet disa llojeve të kimioterapisë në tremujorin e dytë dhe të tretë pa ndikuar te foshnja. Mjekët do të monitoronin shtatzëninë time, por nuk më jepnin garanci se bebi do të mbijetonte.

Kimioterapia ishte e tmerrshme. Efektet anësore të zakonshme të “koktejit të parë” – Doxorubicin (antibiotik bakterial) – janë të përziera, të vjella, diarre, humbje të oreksit, plogështi dhe lodhje. Lista vazhdon. Ai njihet si djalli i kuq, pjesërisht për shkak të ngjyrës së tij të kuqe të ndritshme dhe pjesërisht për shkak të kësaj liste. Me të vërtetë u ndje sikur djalli ishte ulur në shtratin tim me mua gjatë gjithë kohës.

Nuk isha e sigurt se mund t’ia dilja mbanë gjatë shtëtzënisë, derisa ia dola. Kështu që unë nuk do ta lejoja “djallin” që të më merrte kur foshnja ishte edhe atje me mua. Nëse foshnja nuk do të hiqte dorë, unë nuk do të hiqja dorë.

Nëse nuk do të kisha mbetur shtatzënë kur e mësova lajmin, do ta kisha shumë më të vështirë ta filloja luftën. Por për fat të mirë – dhe për fat të keq – isha shtatzënë, dhe kjo më dha arsye pozitive për t’u kapur. Dhe më në fund, dikë.

Bradley lindi në 25 korrik. Ai ishte i shëndetshëm dhe i lumtur dhe kjo ndryshoi gjithçka për mua. E përshkova shtatzëninë duke shpresuar për më të mirën, por duke pritur më të keqen. Mendova se nëse do të ndodhte më e keqja, kjo do ta bënte më të lehtë përballimin. Unë jam akoma në kimioterapi. Më kanë mbetur edhe tre muaj, dhe pastaj do të kaloj në një muaj terapi rrezatim

Share With:
Translate »
553 Views