Në foton familjare të familjes Tahiri nuk janë vetëm ata të tre

Dy ditë më parë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, u la i lirë nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.
Ky vendim u mor pasi ai e kishte apeluar vendimin e dhënë më parë, i cili parashikonte “arrest shtëpie”. Teksa të gjithë janë kuriozë të dinë se ç’po ndodh aktualisht me Tahirin pas këtij vendimi, ka qenë bashkëshortja e tij e cila ka publikuar një foto familjare.
Familja Tahiri duket se po shijon lirinë e kryefamiljarit, pasi e shoqja Fatlinda Berisha, Saimir Tahiri dhe djali i tyre shihen në natyrë. “Jo thjesht ne të tre”- shkruan krah fotos bashkëshortja e Tahirit.
E shtuna i ka gjetur të relaksuar e në shoqërinë e njëri-tjetrit, larg seancave gjyqësore dhe zullumeve politike, e ndërsa Tahiri ka vendosur t’i kushtojë kohën maksimale djalit të tij dhe bashkëshortes.

Share With:
Translate »
955 Views