Në gjunjë mes lotësh/ Duke mbrojtur të birin, nëna i lutet ushtarit: Mos…

Lety Perez ra në gjunjë dhe me njërën dorë mbuloi fytyrën, ndërsa me krahun tjetër mbante djalin e saj 6 vjeçar, teksa i luteshin ushtarit të Gardës Kombëtare të Meksikës që t’i lejojë ata ta kalojnë kufirin për në Shtetet e Bashkuara.

Kjo nënë ka udhëtuar 2.410 km nga Guatemala për në qytetin kufitar Ciudad Juarez, ku më pas u ndalua disa metra nga kufiri me SHBA-në. E këtë moment, e ka kapur fotografi i Reuters, Jose Luis Gonzales.

“Gruaja iu lut dhe i ra në gjunjë ushtarit që t’i lejojë ata të kalojnë … ajo donte të kalonte e t’i jepte djalit të saj një të ardhme më të mirë”, tha fotografi Gonzales.

Share With:
Translate »
661 Views