Në gusht lindi djalin, Delinda Disha gati për fëmijën e tretë? Zbulon emrin e vajzës!
Aktorja Delinda Disha ka qenë e ftuar së fundmi në programin “E diela jonë” me Ermal Peçin, ku ndër të tjera ka folur edhe për mëmësinë. Rreth tre muaj më parë, ajo dhe partneri i saj u bekuan me djalin e tyre të dytë.
“Ndihem një mbretëreshë mes 3 burrave. Kam bërë një lindje çezariane, të vështirë. Se kam patur mendjen kush më uroi kush jo. Kam kaluar një postpartium të rëndë me Konstandinin”, tha ajo.
Aktorja ia vendosi emrin djalit Kostandin, dhe tregoi se edhe nëse do të bëjë një fëmijë të tretë, do të zgjedhë po ashtu një emër shqiptar, “Vendosëm një emër shqiptar dhe kështu do të jetë edhe nëse bëj një fëmijë të tretë. Nëse do bëj vajzë do ja vë emrin Tringa”.
Delinda ishte krah Linda Jaranit e Madi Selimit për të folur edhe shfaqjen e tyre të fundit, dhe e pyetur se si ajo ndihet përballë roleve të saj, aktorja tha
“Kam bërë kaq shumë role, e them që jam më e mira sepse nuk ka dalë akoma ndonjë aktore të më sfidojë me aq shumë role sa kam bërë unë, edhe po ti fal 5 vite që të jetë përpara, prapë nuk besoj se më arrin”.