Në javët e fundit të shtatzënisë, moderatorja shqiptare fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Moderatorja e njohur sportive, Vilma Masha kurorëzoi dashurinë me partnerin rreth një vit më parë në një ceremoni e cila bëri bashkë njerëzit më të dashur të saj.

Pak kohë pas dasmës, u bë me dije se moderatorja është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Por si gjithmonë, ajo edhe këtë pjesë të bukur të jetës së saj është përpjekur ta mbajë larg mediave dhe fotot me barkun e rrumbullakosur janë të rralla.

Megjithatë në daljet publike nuk mund t’ju shpëtojë dot paparacëve.

Ditën e sotme “Panorama Plus” ka publikuar një foto të saj dhe duket qartë barku i rrumbullakosur.

Vilma ka veshur një fustan blu, i cili e tregon mjaft bukur dhe duket se pritja e ëmbël është drejt përfundimit.

Thuhet se gjatë muajit dhjetor ajo do të sjellë në jetë fëmijën.

Share With:
Translate »
476 Views