Në mbështetje të babait, fëmijët surprizojnë Luan Hotin
Luan Hoti, deputeti i Partisë Demokratike, është kandidati për zgjedhjet e pjesshme në Durrës. Gjatë fushatës së tij, ka spikatur mjaft mbështetja nga familja, ku vajza e tij, Stela ka mbajtur fjalime për të. Teksa deputeti dhe bashkëshortja e tij Shpresa, ndodhen në studion e “Rudina” në Tv Klan, Stela dhe djali, Rei i surprizojnë me ardhjen për t’i shprehur edhe njëherë mbështetjen babait të tyre.
Stela Hoti: Gjej momentin të të them që jam shumë krenare dhe do jemi gjithmonë krah tij, do jemi mbështetja më e madhe sido të shkojë ky rrugëtim.
Rei Hoti: Më shumë e përmblodhi Stela, por thjesht kudo të shkosh do na kesh gjithmonë prapa.
Më herët gjatë bisedës, Luan Hoti theksoi se për të familja dhe koha që kalon është shumë e rëndësishme dhe kanë një lidhje të ngushtë. Më shumë për këtë lidhje, tregon Stela, që e përmbledh vetëm me një këshillë që iu ka dhënë i ati gjatë viteve.
Stela Hoti: E para që na vjen ndërmend është që gjithmonë të ndjekim ëndrrat tona, por duke qenë tamam, siç thotë babi në këtë fushatë, me këmbë në tokë, asnjëherë duke deliruar apo duke shpresuar për më të mirën, por për ta arritur atë në mënyrën më të duhur.