Në mbështetje të partnerit/ Rihanna bën daljen e parë në publik pas lindjes së djalit (VIDEO)
Para një muaji Rihanna u bë nënë për herë të parë.
Themeluesja e Fenty Beauty solli në jetë një djalë, me partnerin e saj, A$AP Rocky. Kur gjatë shtatëzanisë këngëtarja e njohur ekspozoi pafund barkun e saj të rrumbullakosur, pasi u bë nënë ajo i ndaloi daljet e saj.
Mirëpo së fundmi, autorja e hitit “Diamonds” është fotografuar për herë të parë pas lindjes së djalit. Rihanna u shfaq në Wireless Fest në Londër, për të mbështetur partnerin e saj Rocky-n, i cili po performonte në skenë. Diva e muzikës depërtoi përmes turmës me personelin e saj të sigurisë, teksa të pranishmit e brohoritën. Riri ishte veshur e gjitha me të zeza, me xhup të fryrë, kombinuar me vëth dhe një varse të trashë argjendi.
Ju kujtojmë që Rihanna konfirmoi shtatzëninë e saj në fund të janarit duke shfaqur barkun e rrumbullakosur ndërsa ishte për një shëtitje romantike në New York me të dashurin e saj prej shumë kohësh.
Pas arrestimit të Rocky-t në prill të vitit 2022, Rihanna mendohej se ishte afër lindjes kur ajo organizoi një baby-shoëer. Festa, e cila u zhvillua në Hollywood, u cilësua si ekstravagante dhe private. Të ftuarit nuk u lejuan të bënin video ose fotografi, sipas HipHollywood dhe iu kërkua të vishen me rroba në ngjyrë neoni.