Në minutat e para të lindjes – foto që të mbushin me jetë

Lindja është një nga momentet më të rëndësishme të jetës së një gruaje, por shumë nëna kanë qëlluar me fat të kenë pranë fotografë që kanë fiksur momentet e para pas lindjes, si një kujtim i paharrueshëm gjatë gjithë jetës.
Monet Moutrie, nga ‘Monet Nicole’, është një fotografe specialiste lindjesh, e cila përgjatë viteve, ka fiksuar momentet më të bukura.

Duke filluar që nga lindjet me ujë në shtëpi, deri edhe vdekjet në lindje, ajo tregon se i ka parë të gjitha – dhe ka marrë mijëra fotografi nga ky proces i paharrueshëm në jetën e çdo gruaje: “Unë kam dëshmuar dhe kam kapur momentet e fuqisë dhe gëzimin intensiv që ndjen një grua pas lindjes. Nuk ka asgjë në jetë emocionalisht më ndjellëse se kaq”,– tregon Monet, duke shtuar se fotografitë profesionale nga lindja i bëjnë kujtimet e asaj dite më të forta dhe të paharrueshme.


Duke punuar kështu për një kohë të gjatë, Monet ka mësuar se lindja nuk është e njëjtë – dhe që bukuria më e madhe është tek dallimet. “Sa më shumë që bëj foto lindjesh, aq më shumë kuptoj që gratë duhet të ndihen të fuqishme dhe të mbështesin njëra-tjetrën në çdo zgjedhje që bëjnë në jetë “,– tha Monet. “Emocionet më të forta njerëzore shfaqen pikërisht në momentin që një grua ndjen frymën e parë të fëmijës.”

Share With:
Translate »
648 Views