Në muajin e 6 të shtatzanisë, Floriana Garo na zbulon gjininë e bebit me foton e ëmbël
Në qershor, moderatorja e njohur Floriana Garo e ftuar tek emisioni “Rudina” dha lajmin e ëmbël se është në pritje të fëmijës së dytë. Floriana është 5-muajshe shtatzënë dhe dëshiron shumë që vajza e saj 1 vjeçare të bëhet me vëlla.

“Ja kam marrë dorën mëmësisë dhe më mirë tani shpejt dhe nuk i harroj ato që kam mësuar”, tha Floriana.

Moderatorja ka nisur pushimet dhe nga atje ka publikuar sot një foto ku na tregon se po pret një djalë dhe se tashmë është 6-muajshe. Dëshira e saj me sa duket u plotësua sepse tek Rudina u shpreh se pas eksperiencës si mama vajze, ka shumë dëshirë të provojë ndjesinë e të paturit një bebe djalë! /Kids’Time/