Në muajin e tetë të shtatzënisë, Nihal nuk mund të shkruante një mesazh më të bukur

Kanë mbetur edhe pak javë që aktorja e njohur Hazal Kaya të ketë në krahë fëmijën e saj të parë. Në muajin e tetë të shtatzënisë, Nihal mezi po pret derisa në jetë t’i vijë djali, emrin e të cilit e ka bërë publik, Fikret Ali.

Në 29-vjetorin e lindjes, me një mesazh të ndjerë në rrjetin e saj në Instagram, Nihal ka përshkruar të gjithë emocionin që po ndien në këtë periudhë të pritjes së ëmbël.

Vitin e fundit kam mësuar shumë… Ishte një mësim që mora pas një jete dinamike; vdekje, sëmundje, dasma, lindje. Edhe pse është e vështirë ta thuash “jeta është punë…”, ndihem me shumë fat për gjithçka që kam në jetë. E ndiej veten me fat falë familjes dhe miqve të mi.

Lavdi Zotit, fryva edhe qirinjtë e ditëlindjes… Falënderoj çdo ditë Zotin për familjen, miqtë e mi dhe gjysmën time më të mirë” – shkruan ndër të tjera Kaya.

Share With:
Translate »
679 Views