Në muajt e fundit të pritjes së ëmbël, Eni Koçi zbulon si rrallë herë detaje rreth fëmijës
Që pasi u zbuloi se ishte në pritje të ëmbël, Eni Koçi është treguar e rezervuar me postimet gjatë kësaj periudhe. Por ka pasur edhe raste si sot ku ajo ka ka folur në lidhje me pritjen e ëmbël dhe emrin e vajzës.
Gjatë një interviste virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, këngëtarja tregoi se në tetor do të lindë, ndërsa sa i përket emrit të vajzës tha se ajo dhe partneri i saj e kanë vendosur por nuk preferojnë ta bëjnë publik.
E pyetur se kush e ka vendosur emrin, Eni tha: “Emri propozohet nga Genci dhe miratohet nga unë”
Megjithëse nuk preferoi ta zbulojë emrin e fëmijë, Eni dha një detaj të vogël.
“Genci ka emër shqiptar kurse ti jo edhe pse ke emër shumë të bukur. Po bebit si keni qejf?”– e pyeti ndjekësi, ndërsa këngëtarja sqaroi emrin e saj dhe zbuloi se vajza e saj do të ketë një emër shqiptar.
“Emri im ka shumë kuptim shpirtëror pasi pak ditë pas lindjes time, gjyshi ka ndërruar jetë fatkeqësisht ndaj ndaj dhe mami ma ka vendosur emrin pas gjyshit. Gjyshi quhej Enver mdërsa mua ma ka lënë emrin Eni për ta përshtatur. Vajzës patjetër që do i lëmë emër shqiptar”– shkruan Eni.
Pyetjes se ku do të jetojë në Tiranë apo në Prishtinë, Eni iu përgjigj: “Mendoj që gjithmonë do jemi mes Tiranës dhe Prishtinës. Është e pamundur për ne të jemi stabël në një vend”