Në mungesë të babit Almeda zbulon lidhjen e veçantë me gjyshin: Do të jetë një stërgjysh i mirë
Aktualisht aktorja shqiptare Almeda Abazi po jeton një nga periudhat më të bukura të jetës, pritjen e ëmbël. Me barkun tashmë të rrumbullakosur bukuroshja pret së shpejti të sjellë në jetë vogëlushin e saj dhe të aktorit turk Tolgahan. Këto ditë ajo është kthyer në Shqipëri për të takuar të afërmit e saj dhe një fakt të tillë e ka zbuluar përmes rrjeteve sociale. Në foton e fundit të postuar prej saj shohim se bukuroshja ndodhet në Tiranë dhe ka takuar gjyshin e saj. Krahas fotos Almeda ka shkruar: “Ai do të jetë një stërgjysh i mirë së shpejti”,-përfundon aktorja e njohur në rrjete sociale.