Në përvjetorin e parë, Kledi Kadiu na zbulon videoklipin e dasmës

Si sot 1 vit më parë, balerini i njohur Kledi Kadiu ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë në një ceremoni që pushtoi mediat me pamjet e bukura dhe njëkohësisht të thjeshta. Dasma gjysmë shqiptare dhe gjysmë italiane u organizua mes miqsh dhe familjarësh të çiftit dhe u komentua shumë në kohën e realizimit. 1 vit më pas, Kledi e ka kujtuar këtë ditë dhe gjithë emocionet që ka përjetuar me një video dhe një shkrim të shkurtër dedikuar Charlotte.

“Ka kaluar një vit nga ajo ditë e paharrueshme. I mbaj mend emocionet e papërshkrueshme dhe padurimin për të të parë teksa ecje pranë meje, e bukur, si gjithmonë. Të dua Charlotte”,-shkruan Kledi.

Kujtojmë se balerini shqiptar dhe bashkëshortja e tij janë bashkë prej vitesh, madje kanë edhe një vajzë, e cila ishte pranë tyre gjatë dasmës dhe i përjetoi emocionet njësoj me ta.

Share With:
Translate »
514 Views