Në plan për të bërë fëmijë? Fifi tregon çfarë e pengon për të hedhur këtë hap me Adis Patushin: Është një problem…
Historia e saj e dashurisë me Adis Patushin po zhvillohet gjithnjë e më shumë në sy të publikut.

Filloreta Raçi e njohur si Fifi, nuk heziton në çdo moment të shpreh dhe të ndajë me të gjithë lumturinë e saj. Së fundmi, këngëtarja ishte e ftuar në “Prive Reality”, ku sigurisht pjesa më e madhe e bisedës së saj u përqëndrua tek lidhja me Adisin.
Një ndërhyrje e moderatores Roza Lati, e cila ishte po ashtu e ftuar, në lidhje me planet për fëmijë, Fifi e devijoi përgjigjen. Ajo u shpreh se “po pret” që partneri i saj si fillim t’i propozojë. Ndër të tjera ajo shtoi se në këtë aspekt nuk do dëshironte kurrë ta merrte hapin e parë ajo.
“Është një problem unë s’i propozoj atij, rasti i vetëm ku unë jam një femër. Se gjithnjë kam qenë burri,”-tregoi Fifi.

Më tej e pyetur për dashurinë e saj, siç e konsideron Filloreta nuk i kurseu fjalët e ëmbla për Adisin. “Kam menduar por tani e kam kuptuar çfarë është dashuria. E kam për herë të parë. Adisi më ka bërë të vlereësoj veten, më ka bërë të kuptoj vlerën time si njeri dhe si femër. Në dtiën e parë që e kam takuar kam thënë që “si është i duhuri.”- u shpreh këngëtarja.
Ndërkohë që në fund Fifi dha një kshillë shumë të mirë mbi zhgënjimet në jetë. Këngëtarja u shpreh nga përvoja personale se ato nuk janë asgjë veçse një mësim.
“Jam falenderuese për zhgënjimet dhe gabimet në jetë. Ato të bëjnë më të fortë, ose të shtojnë nivelin e njërzillëkut. Mua më kanë bërë të piqem shumë dhe të kuptoj shumë gjëra ndryshe dhe të reflektoj në shumë situate. Unë ndonjëherë vuaj shumë dhe them pse nuk jam njeri normal, të punoj një punë normale, ndalem dhe mendoj “pse”. Pastaj thua më mirë kështu,”-përfundoi ajo.

Kujtojmë që në fillim të lidhjes çifti nuk është kujdesur t’i fshihet syve kureshtarë, duke shfaqur haptazi dashurinë e tyre. Adisi e shoqëron Fifin edhe në koncertet e saj, ku shpesh marrin vëmendje me veprimet romantike.
Këngëtarja e zyrtarizoi lidhjen e saj me ish-bashkëshortin e modeles së njohur Adriola Dushit, gjatë një koncerti të sajin. Fifi u puth me Adisin para të gjithë publikut dhe videoja e tyre qarkulloi kudo në rrjet.
