Në pritje të ëmbël/ Eliona Pitarka zulon për herë të parë barkun e rrumbullakosur
Aktorja e njohur e humorit, Eliona Pitarka, pak kohë më parë konfirmoi se ishte në pritje të ëmbël. Aktorja bukuroshe është treguar shumë e rezervuar përsa i përket jetës private dhe shtatzënisë duke mos treguar asnjë detaj.
Por Eliona ka vendosur të na tregojë barkun e rrumbullakosur. Ajo ka publikuar një video ku tregon barkun e rrumbullakosur dhe shkruan: “Gëzim.”
Aktorja nuk e ka zbuluar gjininë e bebit, por shumica ndjekësve në Instagramin e saj kanë komentuar se ajo është në pritje të një vajze.
Për më tepër shihni videon e mëposhtme
