Në pushime me djalin dhe prindërit, Arbanës i mungon Eduarti dhe e shpreh publikisht

Ata janë ndër çiftet më të përfolur të momentit në shtypin rozë, ndonëse vetë kanë zgjedhur që të flasin jo direkt, por përmes fotove, dedikimeve, e eksperiencave që ata po jetojnë së bashku. Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, janë duke jetuar një romancë vërtetë të bukur dashurie dhe prova më e fortë për këtë janë udhëtimet bashkë, destinacionet e veçanta që kanë zgjedhur për të frekuentuar këtë verë, si edhe deklaratat e dashurisë që i bëjnë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Si në rastin e fundit! Aktualisht, moderatorja e njohur e Top Channel është duke shijuar pushimet e radhës në Turqi, me të birin Jon dhe me siguri edhe me prindërit e saj. Duket se në këtë udhëtim nuk e ka shoqëruar, personi i saj i zemrës, Eduarti, ndaj dhe largësia këto ditë nga njëri-tjetrit nuk i ka penguar aspak që ndjenjat t’i shfaqur hapur, në publik.

Ka qenë pikërisht një foto e fundit që ka postuar regjisori i njohur Eduart Grishaj në Instagram, ku Arbana nuk ka hezituar t’i thotë publikisht se i mungon. “Miss you”, i ka shkruar moderatorja në komentin nën foto, ndërsa ai i është përgjigjur: “Edhe ti mua”!

Le të triumfojë dashuria!

Share With:
Translate »
1337 Views